×
Secondary Adv

Ja si mund te duket iPhone 11

Share on Google+

Një dizenjues Italian ka krijuar një përfytyrim të Iphone 11, ku shfaq një pajisje futuristike me një stilolaps dhe kamera me inteligjencë artificiale.    

 

Një dizenjues Italian është përpjekur të krijojë një imazh konceptual të asaj se si do të mund të duket pajisja e ardhshme e Apple, të cilën ka preferuar ta quajë Iphone 11. Pajisja konceptuale shfaq disa karakteristika në strukturë të cilat nuk kanë qënë më parë të pranishme në pajisjet e kësaj kompanie.

 

Dizajni i krijuar prej tij është pjesë e asaj çfarë përdurues dhe admirues të firmës së njohur do të dëshironin të shikonin në një model të ardhshëm smartphoni, pra mbetet gjithnjë nën kuadrin e një dëshire apo koncepti që përmbledh gjithçka që një përdorues nuk shikon tek modelet e Apple dhe që do të dëshironte ti shikonte në modelet pasardhëse. Modeli i krijuar nga ky dizenjues Italian shfaq një stilolaps, element që nuk është pjesë e modeleve të kësaj kompanie, por që në fakt është e ngjashme me S Pen të linjës Note të Samsung. Gjithashtu kamera e pasme ka një dizajn unik, ku përveç se theksohet se përmban inteligjencën artificiale, gjithashtu ka edhe 4 lente të cilat formojnë një formë rombi. 

 

Njëjtë si modeli i fundit i Samsung, Samsung Galaxy Note 9, edhe stilolapsi i telefonit të Apple do të aktivizohet përmes bluetooth dhe mund të përdoret gjithashtu edhe si telekomandë. Mund të përdoret për të shkruar shënime të përkohshme në pjesën e pasme të kapakut të telefonit që më pas do të zbehen dhe do të fshihen pa asnjë gjurmë. Stilolapsi mund të largohet nga sipërfaqja e telefonit në një mënyrë të ngjashme me Samsung Galaxy Note 9. Një tjetër përmirësim i përket kameras së përparme të Iphone X, një kamera e përparme e cila zhvendoset nga maja e ekranit, për tu pozicionuar në anë të ekranit, duke lënë më shumë hapësirë për ekranin. Shumë përdorues të iPhone mendonin se vija ishte e shëmtuar dhe ndërhyrëse, duke marrë shumë nga ekrani. 

 

Dizajni i ri do të zhvendoste vijën ndarëse të ekranit e cila gjithashtu përfshin sensorë të njohjes së fytyrës, të cilën ai e quan Face ID 2 që tashmë qëndron lart në të majtë të ekranit të telefonit. Në një përmirësim të mëtejshëm kamera do të përbëhej nga katër lente të ndryshme 12-megapixel si dhe një kamera zoom me 20 megapiksel. Kamera përshkruhet si e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, e cila mund të përfshijë efektet e filtrit të ngjashëm me iPhonin e fundit XS. Një video e krijuar nga projektuesi përmban një telefon në ngjyrë ari, por ai gjithashtu ka krijuar koncepte në ngjyrë të zezë dhe gold. 

 

Ekrani do të jetë OLED dhe me një rezolucion prej 3000x1386. Në prezantimin e fundit të produktit, Apple zbuloi iPhone XS dhe XS Max me ekranin më të madh se çdo pajisje tjetër deri tani. Kompania gjithashtu tha se XS Max përmbante baterinë më të madhe që kompania kishte vendosur ndonjëherë në një iPhone. Burimi i ri i energjisë do t'u japë përdoruesve 90 minuta më shumë jetëgjatësi të baterisë sesa iPhone X e vitit të kaluar, thanë prodhuesit.


Më të lexuarat